Policia e Tiranës ka prangosur një 29-vjeçar, pasi ka tentuar të korruptoj punonjësit e policies, duke I dhënë ryshfet.
Blutë e Tiranës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Kavajë, ku Besmir Kanani, 29 vjeç, banues Kavajë, pasi është konstatuar në shkelje nga këta të fundit, për të mos marrë gjobë ka tentuar që të japë lekë.
Ai është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore pasi është konstatuar duke bërë gara me shpejtësi me automjetin tip Volkswagen.
Policia i ka komunikuar shkeljen e konstatuar, por ai ka tentuar ti japë 3500 lekë të reja punonjësit të Policisë, për t’iu shmangur masës administrative.
Për këtë arsye është prangosur nga policia, ku ka dërguar edhe materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".
