
Është rrëzuar kërkesa e bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa për heqjen e sekuestros së telefonit të sekuestruar disa ditë më parë.

Gazetari Arsen Rusta tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë se me gjasë edhe për Arbër Veliajn do të mbesë në fuqi vendimi i sekuestros.
Teksa kanë bërë një ankim në Gjykatën e Apelit për të kundërshtuar masën e sigurisë të vendosur nga SPAK ajo e sekuestros, kontrolleve personale ka pasur një kërkesë ditën e sotme për revokimin dhe kthimin e sendeve të sekuestruara, përfshirë telefonin celular të Ajola Xoxës dhe po ashtu dhe disa prova materiale të cilat SPAK thotë janë me vlerë për procedimin penal të hetimit pasuror të nisur nga prokurori Olsi Dado.
Seanca është zhvilluar para gjyqtares Atalanta Zeqiri, personat që dyshohen për një përfshirje në vepër penale nuk kanë qenë të pranishëm. Nëpërmjet avokatëve të tyre kanë kërkuar heqjen e sekuestros. Është rrëzuar kërkesa e parë sa i takon heqjes së sekuestros së telefonit të Ajola Xoxës, ndërsa po shqyrtohet kërkesa për celularin e Arbër Veliajt.
Me shumë gjasë edhe për Arbër Veliaj do të mbesë në fuqi ky vendim.
Avokati i Xoxës, konfirmoi disa ditë më parë se hetuesit e BKH-së kishin bllokuar telefonin e Ajola Xoxës, por mohoi që të kishte pasur kontroll në shtëpinë e kryebashkiakut Veliaj.
SPAK në ushtroi kontroll edhe në zyrat e biznesit të bashkëshortes së Veliaj në kryeqytet, ku ndodhet Qendra Harabel, një fondacion me objekt promovimin e artit, e themeluar Ajola Xoxa.



