Supermodeja Emily Ratajkowski duket mjaft tërheqëse teksa shijon pushimet me të dashurin e saj Jeff Magid në Toscana.
26-vjeçarja e veshur me bikini është fotografuar të shtunën duke përqafuar Magid dhe duken shumë të lumtur nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Aktorja e Gone Girl po i shijon shumë pushimet pasi gjatë një interviste për Vogue ajo u shpreh që vendi që dëshiron të vizitojë më shumë është Italia.



