Kreu i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Arifi përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve të Preshevës.
Arifi thotë se edhe pse testi i ka rezultuar negativ, për shkak të gjendjes së rëndë është shtruar në spitalin e Nishit.
Statusi i Arifit
Të nderuar qytetar të Komunës së Preshevës
Kam obligim moral të ju njoftoj se jam në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjindem momentalisht nën përkujdesjen e ekipit mjekësor në Spitalin e Nishit. Edhe pse kam kryer disa ditë më parë testin për Corona me rezultat negativ, ndërkaq kam pasur përkeqësime të shëndetit dhe jam detyruar të shtrohem në spital.
Ju përshëndes të gjithëve.
Shtoni kujdesin të gjithë, ruani veten dhe familjen.



