Prokuroria e Posaçme anti korrupsion po verifikon të gjitha akuzat për tjetërsim të pronave të bazave ushtarake nga presidenti i zgjedhur Bajram Begaj, kur mbante postin e shefit të Forcave të Armatosura. SPAK I ka kthyer paditësit 12 ditë më pare përgjigje zyrtare, ndërkohë edhe opozita bën thirrje për zbardhjen e akuzave.
Në studion e MCN TV ish deputeti demokrat i bëri thirrje SPAK të hetojë akuzat për tjetërsimin e pronave në Shëngjin.
Do shohë çfarë rruge do marrë në organin e akuzës, Rama ka firmën e vetë te bazat detare dhe i takon të thotë që kallëzimet janë sporte kolektive. Po të shikoni në një interpelancë shteruese, ministri i Mbrojtjes ka thënë që sa kam qenë unë nuk kam dhënë terren, po janë dhënë më parë, janë ndryshe për zhvillimin e vendit.
Por Rama ndryshe nga ministri aktual i Mbrojtjes, ka 9 vjet në detyrë, ka firmosur për zhvatjen e bazave detare për tua dhënë biznesmenëve të qarkut të ngushtë. Sot kemi kandidatin për President të votuar nga mazhoranca, i cili në dy vote si shef Shtabi të Forcave të Armatosura, nuk ka ndonjë meritë ka një kallëzim për bazën e Shëngjinit.
Pse një njeri me hije të pasqaruara të kandidohet për President? Nuk besoj se kanë të bëjnë partnerët, është një seleksionim personal i Ramës. Me që shefi i Shtabit në dy vjet nuk pati kurajon të denonconte çfarë kishte ndodhur dhe t’i dënonte, do kemi një President të dëgjueshëm që do t’i thotë po çdo vendimi të ngjashëm të qeverisë



