BE i dhuron Shqipërisë 20 ventilatorë për spitalet Covid

BE i dhuron Shqipërisë 20 ventilatorë për spitalet Covid

Bashkimi Europian i ka dhuruar Shqipërisë 20 ventilatorë për repartet e reanimacionit në spitalet COVID dhe material për kryerjen e 8 mijë testeve siguruara nga UNOPS.

Në ceremoninë e dorëzimit, ku ishte e pranishme edhe ministra Ogerta Manastirliu, në fjalën e tij, ambasadori Luigi Soreca tha se javën e ardhshme do të sjellin edhe 30 respiratorë të lëvizshëm.

Diplomati evropian tha se BE është krenare për punën që është bërë në Shqipëri në luftën kundër covid-19.

Teksa vlerësoi punën e mjekëve, ai tha lajmin e mirë se Shqipërisë do t’i akordohen 10 mln euro për të ndihmuar në luftën kundër covid.

“Sot kemi sjellë 20 respiratorë bashkë me aksesoret e tyre. Këto do të ndihmojnë në njësitë e terapisë intensive. Ne kemi sjellë edhe shumë ndihma dhe kontribute të tjera, duke sjellë edhe 10 mijë testime të shpejta. Do të sjellim javën tjetër edhe 30 respiratorë të lëvizshëm.

Më lejoni që të falënderoj ata  mjekë dhe infermierë që janë në vijën e parë të kësaj lufte. Faleminderit për punën e palodhur që keni bërë, për këtë sakrificë që po e bëni dhe do vazhdoni ta bëni. Faleminderit për të gjithë ata epidemiologë, në emër të BE ne jemi krenarë për gjithçka që ju keni bërë.

Më lejoni t’ju them që në sajë të kësaj emergjence që po përballet e gjithë bota, ne kemi përshtatur edhe programin tonë duke bërë të mundur edhe 10 mln euro që do të jenë në dispozicion të Shqipërisë për të ndihmuar ato aspekte që janë të rëndësishme në luftën kundër covid për ti ardhur në ndihmë gjithë komunitetit. E kemi filluar këtë punë me një sasi prej 20 mln euro duke i ardhur në ndihmë komunitetit LGBT dhe fëmijëve me aftësi”, tha ambasadori Soreca.

Lajmin e ka bërë me dije edhe vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu me anë të një postimi në rrjetet socilale.

“Edhe një tjetër ndihmë e çmuar e Bashkimit Europian për fuqizimin e kapaciteteve të terapive intensive në spitalet COVID, ku prej 6 muajsh nuk kanë reshtur përpjekjet në ndihmë të pacientëve të prekur nga virusi SARS- COV2. Me planin e vjeshtë-dimrit përgatitemi të dyfishojmë kapacitetet e shtretërve, përveç 4 spitaleve COVID, edhe në spitalet rajonale,”shkruan Manastirliu në postimin e saj.

Kjo ishte ndihma e 5-të e BE për Shqipërinë gjatë pandemisë, teksa më e madhja ishte ajo 50 milionë euro në fillim të saj, ku 4 milionë euro shkuan për pajisje shëndetësore, 11 për mbrojtjen sociale dhe 35 për rimëkëmbjen ekonomike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy