Gjykata e Lartë publikon emrat e kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor

Gjykata e Lartë publikon emrat e kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor

Vetëm dy gjyqtarë kanë shprehur interes për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ). Pas shpalljes së vendeve vakante për një periudhë 15 ditore, kanë aplikuar për këto pozicione gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Vlorës dhe të Shkodrës, përkatësisht Brikena Ukperaj dhe Luan Dervishi. Thirrja në fakt drejtohej për gjyqtarët e gjykatave të apelit jashtë Tiranës.

Brikena Ukperaj ka përfunduar fakultetin e Drejtësisë në vitin 2004 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006. Prej vitit 2016 është gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Luan Dervishi ka përfunduar fakultetin e Drejtësisë në vitin 1985. Prej vitit 2007 është gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër.

"Gjykata e Lartë do të vijojë menjëherë me procedurën për verifikimin e plotësimit të kushteve nga kandidatët, sipas përcaktimeve të nenit 7, pikat 2 dhe 4, të këtij ligji dhe më pas kjo gjykatë do të shpallë zyrtarisht kandidaturat në faqen zyrtare të saj. Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, nga të cilët 6 janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, ku 1 është anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore", thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Brikena Ukperaj e ka kaluar me sukses sitën e vetingut, ndërsa Luan Dervishi pritet të dalë para vetingut gjatë këtyre ditëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy