
Një vajzë 3-vjeçare ndodhet në spitalin e Traumës me këmbën e thyer. Prindërit, që denoncuan rastin në media, dyshojnë se e vogla e tyre është dhunuar në kopshtin privat “Stinët” në Tiranë dhe akuzojnë edukatoret se e fshehën ngjarjen duke i njoftuar shumë vonë pasi incidenti kishte ndodhur.
Lidhur me këtë, sociologu Gëzim Tushi në një lidhje skype me MCN Live u shpreh se rasti në fjalë ka të bëjë me veprime antihumane dhe se problemi është delikat për fëmijët e vegjël.
Ai tha se parimet e edukimit kanë ndryshuar, nuk mjafton vetëm diploma por duhet dhe formim psikologjik. Sipas tij koha e prindërimit po vjen duke u reduktuar, ndërsa theksoi se monitorimi i këtyre institucioneve duhet të jetë i vazhdueshëm.
Besoj se meqë ka një sensibilitet të madh të shoqërisë them se e ka kapur një patologji e madhe sepse ka të bëjë me keqtrajtimin e fëmijëve dhe të moshuarit të cilat janë kategori që po përjetojnë veprime anormale. Është alarmante fakti që ne fëmijët i çojmë në institucione të besuara, rasti në fjalë i ka të gjitha shkeljet anti-ligjore dhe anti-humane të cilat sollën dhe dëmtimin shumë serioz të vogëlushes 3-vjeçare, por ajo që mua më bën shqetësim është se ne po merremi pas drurëve të veçantë dhe harrojmë pyllin.
I pyetur se si të kuptojmë se fëmija ynë nuk gjendet mirë në një ambient të tillë, Tushi tha se situata të tilla kërkojnë vigjilencë prindërore dhe kohët janë të vështira dhe nuk është e lehtë sidomos me fëmijët 3-4 vjeçarë sepse adoleshentët janë zjarr.
Këtu problemi është delikat te parashkollorët bile ja falin edukatoreve se e konsiderojnë atë si një gjë që ndodh dhe se denoncojnë atë te prindërit. Gjykoj se parimet e sotme të prindërimit dhe edukimit kanë ndryshuar si në familje dhe në këto isntitucione ku kemi një numër të madh të këtyre institucioneve që ju mungon performanca. Këto institucione janë pas edukimit të prindërve dhe nuk është e lejueshme që këto institucione të mbin si kulla pas shiut. Fakti që këto institucione kanë mungesë performance dhe mungesë të figurave këto janë profesione të lëkurës njerëzore dhe jo për shkresa në zyrë dhe aq më tepër me lëkurën e brishtë të fëmijëve dhe në këtë kontekst nuk arrij ta kuptoj se ka njerëz të tillë në këto institucione. Kanë mungesa edukative dhe psikologjike, e dyta po na tregon eksperienca se një pjesë e këtyre figurave vendosen në mënyrë të pamerituar dhe pakontrolluar në këto detyra.
Më tej ai shtoi se ka ardhur një moment që këto institucione të jenë në gatishmëri, e para për ta rrëzuar dhe ta çuar mitin në vendin e duar ka plot njerëz që shfaqen si human por kur vjen puna te dhuna.
Çështja që po ngrini është serioze. Koha e prindërit po vjen duke u reduktuar dhe ka një tendencë të përgjithshme që në kohën e sotme prindërit kërkojnë tu japin aftësi më shumë se mosha që kanë, dhe kjo ka krijuar këtë mbingarkesë tek fëmijët. Çështja është se kur koha e prindërimit dhe marrëdhënies me fëmijët tanë reduktohet për shkak të punëve atëherë ky reduktim përpiqemi ta kompensojmë me këto institucione sociale, mirëpo duke qenë kjo tendencë sociale përgjegjësia sociale për këto institucione duhet të vijë duke u rritur. Shteti ka detyrim minimalisht të ushtrojë inspektim dhe kontrolle dy herë në vit në këto institucione. Në këtë kontekst institucionet kryesore, ministria e arsismit s’ka pse të thotë që po ngremë një task forcë, por duhet të kishte bërë detyrën.
Ndërsa pyetjes se çfarë pasojash lë ajo sjellje e edukatores tek këta fëmijë, Tushi tha se një nga pasojat më të rënda të dhunës verbale, psikologjike dhe fizike, lënë gjurmë të thella në personalitetin e fëmijëve.
Sot thuhet se për fëmijët deri në moshën 6 vjeç bëjnë gjysmën e rrugës së personalitetin të tyre, janë baza, vendoset stopi i personalitetit dhe nëse i tremb ata do bëhen gënjeshtar, hipokrit, njerëz të qullët dhe nëse fëmijët shikojnë skena të tilla do krijojnë ndjenjën e frikës dhe kjo përkthehet në ndikim për personalitetin e tyre. Mendoj se së pari duhet të edukohen edukatoret.



