Nga përgjimet e mbledhura nga ukrainasit, del një realitet tronditës lidhur me komandantët e ushtrisë ruse që po rebelohen kundër Vladimir Putin.
Në fakt, disa herë gjatë javëve të fundit është denoncuar se si ushtarë ose oficerë nga Moska, të zhgënjyer nga rezultati i luftës në Ukrainë dhe të pa bindur për urdhrat që marrin, përfundojnë në kryengritje apo edhe vetësabotim, mirëpo dënimet kundër tyre janë tepër mizore.
Disa komandantë në fakt u zhveshën, i lidhën dhe i çuan me kamionë në destinacione të panjohura. Dhe personi përgjegjës për këto dënime do të është gjenerali Rustam Muradov, zëvendës komandant i qarkut ushtarak jugor të Rusisë i njohur për veprimet e tij brutale gjatë ndërhyrjes ruse në Siri.
Sipas asaj që një ushtar rus i tha një miku të tij, ai organizoi ‘gjyqe shembullore” gjatë të cilave poshtëron ushtarët që refuzojnë të vazhdojnë luftën në Ukrainë.
Në një regjistrim të dytë, një tjetër ushtar rus mund të dëgjohet duke i shprehur zhgënjimet e tij për situatën një shoku.



