Gjashtë viktima dhe 88 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjashtë viktima dhe 88 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, njofton se nga gjithsej 1507 testime të realizuara brenda 24 orëve të fundit, 88 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Brenda 24 orëve si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, jetë kanë ndërruar 6 pacientë me Covid-19. Viktimat janë nga Shkupi-2, Gostivari, Tetova, Kumanova dhe Shtipi.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 113 pacientë të shëruar nga Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoni shkon në 11289, prej të cilëve 7222 janë shëruar kurse 511 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë për momentin është 3557. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë realizuar gjithsej 108.384 testime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy