Stay Tuned/ Aliu: Kam lindur me muzikën, të dy prindërit i kam këngëtar!

Stay Tuned/ Aliu: Kam lindur me muzikën, të dy prindërit i kam këngëtar!

Këngëtarja Eugena Aliu, në emisionin “Stay Tuned”, shpjegoi zanafillën e rrugëtimin të saj si këngëtare. Ajo tha se ka lindur me muzikën ngaqë të dy prindërit i ka këngëtarë dhe e kanë ndihmuar që në fillimet e saj. "Fillimet e mia i kam që nga fëmijëria, sepse të dy prindërit i kam këngëtar, unë nuk mbaj mend kur të mos kem kënduar ndonjëherë që fare e vogël, kanë qenë kasetat dhe mami më regjistronte. D.m.th. kam lindur bashkë më muzikën, skenën e kam prekur shumë e vogël, që 8 vjeç, në Festivalin e Fëmijëve në Krujë, dhe aty kam fituar çmimin e publikut. Më pas kanë vijuar festivale të ndryshme, kam marrë pjesë edhe në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, dhe aty jam vlerësuar me interpretimin më të mirë kam qenë bashkë me mamin kemi kënduar bashkë, ndërkohë që babi na shoqëronte me instrument, me kavalle. Më pas kanë vijuar daljet televizive".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy