
Vazhdojnë spastrimet e Volodymyr Zelensky në radhët e shërbimeve të sigurisë.
Kiev Independent informon për dekretet e nënshkruara nga Presidenti ukrainas, me të cilat hiqen krerët e SBU-së në Kiev dhe në rajonet e kryeqytetit, Lviv dhe Ternopil.
Sipas dekreteve të publikuara në faqen e internetit të presidencës, Serhiy Zayats u shkarkua nga posti i kreut të drejtorisë kryesore të shërbimeve në rajonin e Kievit, Yuriy Boreichuk u shkarkua nga posti i kreut të drejtorisë kryesore të SBU në rajonin Ternopil, ndërsa Artem Bondarenko u zhvendos nga posti i kreut të drejtorisë së inteligjencës në rajonin e Lviv në atë të kreut të drejtorisë kryesore të SBU në Kiev dhe rajonin e kryeqytetit.
Pak javë më parë Zelensky shkarkoi edhe kreun e SBU, Ivan Bukanov dhe Prokuroren e Përgjithshme Iryna Vendiktova.



