Ekstradimi i shtetasit rus Igor Kokunov drejt Rusisë dy ditë më parë, ndonëse Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e procedurave të ekstradimit, ka shkaktuar polemika mes institucioneve të drejtësisë.
Lidhur me këtë avokati Besnik Muçi në MCVN Live u shpreh se janë shkelur totalisht procedurat e ekstradimit. Ai tha se kakofonia me oraret është një mungesë serioziteti e shtetit. Sipas tij asnjë institucion nuk mund të dalë mbi vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Kjo është një çështje totalisht errësirë sepse nëse ka një çështje nuk e di ne e dëgjuam pardje, por dje kur i pash vendimet dhe njoftimet që në fillim shpreh se kjo çështje ka shkelje të tmerrshme qoftë në përmbajtje në dhënien e vendimit për ekstradim dhe shkelje në procedurë.
Së pari shkeljet në procedurë kjo çështje i ka kaluar të gjitha shkallëve të hetimit, por ende sot se kemi vendimin e arsyetuar të gjykatës së lartë. Ne sot nuk kemi vendim të gjykatës së lartë, ka një vendimmarrje me numër vendimi, jo vendim të arsyetuar, nuk është zbardhur ende vendimi i kësaj gjykate. Unë se konceptoj dot që një vendim që pritet dhe i paarsyetuar, nga ana tjetër jepet vendimi për ekstradim.
Shtetasi rus me të drejtë ka kërkuar pezullim të vendimit deri në ekzekutimin e vendimit, dhe kushtetuesja e ka marrë kërkesën dhe ka kërkuar informacion për këtë çështje dhe ministria e drejtësisë këtu k një përplasje të vogël, kakofoni, se ministria e drejtësisë i çon përgjigje gjykatës kushtetuese se shtetasi rus do ekstradohet në këtë datë dhe orë.
Ndërkohë dhe kushtetuesja mblidhet dhe tërhiqet për vendim para orës 4, dhe informon thotë që do e ekstradojë në 6 e 20 dhe e bënë në 6 e 45, por kjo kakofonia orareve nuk është serioze për një shtet.
Më tej ai shtoi se është një plagë e rëndë çështja e ekstradimeve shqiptare dhe se ne duhet të jemi korrekt në 1vednimet sepse kanë ekstraduar një shtetas i cili rrezikon ti nënshtrohet torturës në mënyrë të paligjshme.
Ka pasur disa raste kur ekstradimet i kanë kryer në një formë të shkeljeve në përmbajtje. Në rastin konkret duhen shpjeguar disa elementë dhe së pari që të lejohet ekstradimi duhet që vepra penale e kryer nga personi duhet të njihet dhe nga kodi penal i joni.
Së dyti a respektohen të drejtat e njeriut në Rusi ku do ekstradohet ky njeri, dhe ne e dimë se atje ka shkelje të të drejtave të njeriut ka torturë, heqja e të drejtës së lirisë dhe në këtë rast kemi shkelje të konfirmuara të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe tjetra, ne kemi ekstraduar një shtetas i cili rrezikon ti nënshtrohet torturës në mënyrë të paligjshme. Nuk e di se si gjykatat shqiptare e kanë pranuar diçka të tillë. Është një plagë e rëndë çështja e ekstradimeve shqiptare.



