Kuvendi anulon punimet, Basha nuk tërhiqet nga protesta: I bindemi sovranit (VIDEO)

Kuvendi anulon punimet, Basha nuk tërhiqet nga protesta: I bindemi sovranit (VIDEO)

Këshilli Kombëtar i PD-së ka votuar unanimisht për djegien e mandateve. Ishte vetë kryedemokrati Basha i cili komunikoi këtë vendim dhe tha se ky ishte një vendim i vështirë, i paprecedentë, por e vetmja rrugë. Sipas Bashës, pas vendimit, secili deputet ka firmosur deklaratën e lënies së mandateve.

Kreu i PD-së tha ndër kaq se opozita do marrë në dorë fatet e vendit dhe do të hapë derën që i është mbyllur prej vitesh Shqipërisë në BE. 

Ne synojmë të çojmë deri në fund betejën tonë për të drejtën evropiane. Ne do ta hapim derën që na çon drejt Evropës, ajo derë është shpëtimi ynë por do ta hapim kur të ketë zgjedhje të drejta e të ndeshme. Vendimi i marrë sot është vetëm fillimi i një beteje. E di se këtë betejë të madhe ne të gjithë bashku do ta fitojmë për Shqipërinë, demokracinë për Evropën, SHBA. Do ta fitojmë për të sotmen e për të ardhmen. Ju ftoj në protestën e nesërme në orën 10 para Kuvendit të Shqipërisë, i cili një orë e më parë do ti kthehet shqiptarëve”, tha Basha për mediat.

Edhe pse Kuvendi anuloi punimet, Basha tha se qytetarët do të jenë në shesh dhe do të marrin institucionin e parlamentit.

Ai tha se këtë betejë të madhe do ta fitojmë për Shqipërinë, për demokracinë, Europën, Amerikën, për të sotmen dhe të ardhmen e këtij vendi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy