Dy oficerë të policisë franceze janë qëlluar me armë zjarri në qendër të Parisit, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Oficerët po hetonin një "pako të dyshimtë" para se të sulmoheshin.
Njëri prej policëve që është sulmuar në Champs Elysees ka vdekur, raporton The Telegraph.
Mësohet se policët janë sulmuar nga dy persona.
Njëri prej sulmuesve është vrarë, kanë thënë burime të sigurisë për Reuters.
Qendra e kryeqytetit francez është izoluar menjëherë.
Policia ka urdhëruar njerëzit të shmangin zonën Champs Elysees ku ka ndodhur sulmi.



