Pavarësisht pandemisë, ata donin të kalonin ditëlindjen në shtëpinë e tyre në Liqenin e Komos.
U nisën nga Mynihu në drejtim të Italisë, por u ndaluan nga policia italiane dhe u detyruan të vendosen në karantinë.
Çifti 25 dhe 30 vjeç, të cilët u ndaluan të premten, më 10 prill pasi u ndaluan u konstatua se vijnë nga Gjermania. Ata thanë se kanë ardhur për të ndihmuar nënën që ka mbetur e bllokuar, por pas disa verfikimeve u kuptua arsyeja e vërtetë e udhëtimit.
Gjithsesi çifti është lejuar të shkojë në shtëpinë në Liqenin e Komos dhe të karantinohen atje.



