Një 80-vjeçar i dënuar me 35 vjet burg për vrasje ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në në Spitalin e Burgjeve si pasojë e arrestit kardio-respirator. Bëhet me dije se Adem Tale,ka ardhur nga IEVP Durrës dhe është shtruar në Qendrën Spitalore të Burgjeve në datën 06.06.2023. Njoftimi i plotë: Sot me datë 18.06.2023, në Spitalin e Burgjeve në orën 09:10 si pasojë e arrestit kardio-respirator, ka ndërruar jete në Reanimacionin e Qendrës Spitalore të Burgjeve i dënuari Adem Tale, i datëlindjes 1943, lindur e banues në Kukës! I ndjeri ka ardhur nga IEVP Durrës dhe është shtruar në Qendrën Spitalore të Burgjeve në datën 06.06.2023. Ai është dënuar me 35 vjet për vrasje. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve menjëherë njoftoi Prokurorinë, SHKBB, oficerët e policisë gjyqësore në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë për kryerjen e veprimeve proceduriale. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit Adem Tale.



