Denoncimet e qytetarëve/ KPK sqaron rolin e tij: Pse nuk i hetojmë dot zyrtarët e administratës

Denoncimet e qytetarëve/ KPK sqaron rolin e tij: Pse nuk i hetojmë dot zyrtarët e administratës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me anë të një deklarate për shtyp ka sqaruar rolin e tij i gjendur përballë një numri të madh ankesash nga qytetarët. KKP-ja sqaron se nuk mund të kryejë funksionet e gjykatës në lidhje me denoncimet e qytetarëve.

KKP-ja shton gjithashtu se nuk mund të hetojë veprimtarinë e zyrtarëve të administratës apo të ndërhyjë për të zgjidhur një situatë emergjente familjare dhe të dorëzojë përgjegjësit në polici.

“Ju informojmë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjendet përballë një numri të madh ankesash nga publiku mbi vendimet gjyqësore dhënë ndaj tyre, e gjykon të domosdoshme të sqarojë opionin publik lidhur me funksionin e këtij Komisioni duke sqaruar se Komisioni nuk ka për kompetencë ligjore të trajtojë çështjen gjyqësore në themel, pra, nuk do të kryejë funksionet e gjykatës me te larte, por të gjitha provat dhe faktet, që qytetarët do të bashkëngjisin me Formularin e Denoncimit, merren ne konsiderate gjatë procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve apo prokurorëve dhe në dhënien e vendimit vetëm për këta subjekte”,- thuhet në deklaratën e KKP.

Sqarojmë se ky komision është një institucion i rëndësishëm i Ligjit të Vettingut, në hallkat e të cilit pritet të kalojnë pasuritë e zyrtarëve të akuzuar për korrupsion, ku shënjestër janë prokurorët dhe gjyqtarët.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy