Përfshihet nga flakët pasditen e kësaj të shtune reparti i kirurgjisë në spitalin e Shkodrës.
Burime për MCN bëjnë me dije se zjarri ka rënë në dhomën e një prej mjekëve të spitalit, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Në momentin e zjarrit pacientët dhe stafi i infermierëve dhe mjekëve janë zhvendosur në një mjedis të sigurtë të spitalit dhe nuk kanë pësuar asnjë lëndim.
Menjëherë pas konstatimit të flakëve, reparti zjarrfikës ka ndërhyrë me shpejtësi duke mundur të vërë nën kontroll zjarrin.



