
Në Qarkun e Korçës, gjatë ditës së djeshme dhe natës ka pasur reshje dëbore ku trashësia e dëborës varion 10 deri 25 cm në zonat malore, raporton për “MCN live”, korrespondentja e Korçës, Elsa Xhindole.
Kjo situatë sipas saj është regjistruar me trashësinë e borës deri në 25 cm, kryesisht në zonat malore.
Duket se ‘plakat e prillit’, nuk treguan mëshirë në qarkun e Korçës, ku ka pasur reshje dëbore me intensitet deri mesatar në të gjithë territorin të shoqëruar dhe me erë.
Trashësia e dëborës ka variuar nga 10 deri 25 cm në zonat malore.
Nisur nga situata e krijuar, subjektet kontraktore kanë qenë në gatishmëri duke kriposur dhe mirëmbajtur akset kryesore nacionale e turistike, për rrjedhojë është mundësuar qarkullimi normal dhe pa probleme në këto akse.
Nga bashkitë vazhdon puna për hapjen e rrugëve dytësore e lidhëse dhe të shesheve në qendrat e qyteteve, nga ana e tyre nuk raportohen problematika.
Si rezultat e erës ka ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në Njësinë Administrative Udënisht e Buçimas, Bashkia Pogradec, fshati Orman-Çiflig, Njësia Admin. Bulgarec dhe fshati Dardhë në Njësi. Admin. Mollaj Bashkia Korçë, si dhe në fshatrat Dolenac, Mjaltas, Besmirë të njës. Adm.Gorë, Bashkia Maliq. Pa energji elektrike janë edhe 12 fshatrat e Njës.Admin.
Grupet e punës janë në terren për riparimin defekteve.
Situata është e vështirë sepse ka pasur probleme me bujqësi.



