
Për një prind të konsiderohet i mirë nuk është aspak e lehtë. Edhe pse shumë besojnë se edukimi i një fëmije është mjaft i thjeshtë, është në të vërtetë një detyrë që mund të jetë tepër e vështirë. Prindërit nuk kuptojnë gjithnjë se si të reagojnë drejt për sjelljen e fëmijëve të tyre dhe si t'i japin shpjegimet e duhura. Në ndihme të tyre janë sigurisht këshillat e mësueses, psikologes dhe antropologes më të famshme të shekullit të 10, Maria Montessori. Cdo këshillë sipas saj, duhet të niset nga një frazë e shkurtër mësimore për prindërit.
Fëmijët gjithmonë mësojnë nga mjedisi në të cilin jetojnë, prandaj prindërit janë për ta modeli më i mirë që duhet ndjekur- është këshilla e parë e Montesorit, e cila thotë se cdo fëmijë duhet inkurajohet, për të rritur vetëbesim. Fëmijët me vetëbesim mësojnë t'i besojnë të tjerëve, ndërsa ata që kritikohen shpesh mësojnë të gjykojnë të tjerët. Kujdes duhet nga ata prindërit që tallen me një fëmijë, pasi kështu e bëjnë atë të ndrojtur. Ndaj sipas psikologes së famshme, fëmijët që marrin mbështetje dhe ndihen të sigurtë do të rriten të sigurtë. Asnjëherë mos flisni keq për fëmijën tuaj, me ose pa të-këshillon monstesori, duke theksuar se fëmija duhet të respektohet edhe kur bën gabime, pasi në fund të fundit të gjithë bëjnë gabime dhe në këtë mënyrë fëmijët mësohen ti korigjojnë ato.
Nëse e vini fëmijën në siklet dhe e turpërson, ai do të ndihet gjithnjë fajtor, ndaj duhet treguar shumë kujdes. Madje kur ai pyet për dicka, gjithnjë duhet të marrë një përgjigje apo një koment. Pranoni idetë dhe këshillat e fëmijëve- cilëson montesori, sipas së cilës një fëmi duhet të informohet dhe të ndihmohet sa herë ka nevojë. Dhe këshilla e fundit prej saj jashtë këtyre kornizave është: mbani mend se dashuria, respekti, mbrojtja dhe dialogu janë aleatët tuaj më të mirë në edukimin e një fëmije. Maria montesori ishte një psikologe dhe mesuesë italiane, e cila të gjithë jetën dhe karrierën e saj ia kushtoi edukimit të brezave të rij, ndërsa njihej për tezat educative të cilat vinin në pah familjen tradicionale dhe rritjen e një fëmijë bazuar mbi vlera educative. Sot në gjithë italiane, por edhe në vende të tjera ka shumë qendra educative apo organizata e fondacione që mbajnë emrin e saj, në përpjekje për të vijuar misionin që ajo la pas, edukimin!



