Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë mbahet me 25 shtator në Shkodër

Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë mbahet me 25 shtator në Shkodër

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë do të zhvillohet me datë 25 shtator në Shkodër.

Dy qeveritë kanë përfunduar hartimin e draft-marrëveshjeve që do të nënshkruhen këtë të premte gjatë mbledhjes së dy kabineteve. 

Lajmi u bë i ditur të hënën në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, ku zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj, e cila është edhe koordinatore për këtë takim, tha se shumica e draft-marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve kanë përfunduar.

 “I kërkoj mirëkuptim ministrave tonë nëse ndonjë draft-marrëveshje nuk do të kalojë për marrëveshje atje. Për shkak të procedurave ligjore që i kanë pala shqiptare. Por besoj që deri më tash shumica e tyre kanë përfunduar, por një finalizim do të bëhet nesër”, tha ajo.

Ndër vite qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës kanë nënshkruar disa marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi, por shumica e tyre kanë mbetur vetëm në letër apo janë të pazbatueshme.

Me interes, Kosova pret hapjen e pikës së saj doganore në Portin e Durrësit apo lidhjen hekurudhore me Shqipërinë. Për këtë të fundit pritet të realizohet një studim fizibiliteti me mbështetjen e qeverisë amerikane, gjë që u përfshi dhe në marrëveshjen për normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë që u nënshkrua më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Gjithashtu, Kosova kërkon të shfrytëzojë një prej hidrocentraleve të Shqipërisë për nevojat e saj dhe shtimin e pavarësisë energjetike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy