Tomorri: Zhvlerësimi i euros nuk vjen nga zhvillimet ekonomike, mungon transparenca për forcimin e lekut (VIDEO)

Tomorri: Zhvlerësimi i euros nuk vjen nga zhvillimet ekonomike, mungon transparenca për forcimin e lekut (VIDEO)

Gazetari Klodian Tomorri, shqetësimin e eksportuesve për humbje prej 100 milionë eurosh, nga rënia e kursit të këmbimit të monedhës europiane, e sheh në vijim të zhvlerësimit të pandalshëm prej 5-6 muajsh të euros ndaj lekut, por edhe dollarit, dy monedhat më me të cilat Shqipëria bën eksportet më të mëdha. Nga studio e lajmeve të MCN Tv, ai deklaroi se bëhet fjalë për qindra milionë euro humbje, vetëm për shkak të zhvlerësimit të euros dhe dollarit ndaj lekut. Sipas tij, mekanizmi që e bën këtë humbje të prekshme, është se kompanitë vërtetë eksportojnë në euro dhe dollarë por shpenzimet i kanë në lekë, punëtorët i paguajnë në lekë, taksat i paguajnë në lekë, energjinë i paguajnë në lekë. Në këtë drejtim shtoi se eksportuesve u pakësohen të ardhurat për shkak të zhvlerësimit të monedhave me të cilat shesin. “Ka një mendim se ky zhvlerësim kaq i fortë i euros, se ajo është monedha me më shumë ndikim, që ky zhvlerësim nuk është normal. Nuk vjen për shkak të zhvillimeve ekonomike dhe në këtë pikëpamje, eksportuesit kanë këtë kritikë ndaj Bankës së Shqipërisë dhe autoriteteve në përgjithësi se ata nuk kanë qenë transparent dhe nuk kanë ditur të shpjegojnë pse leku është forcuar kaq shumë ndaj monedhave në një kohë kaq të shkurtër. Eksportuesit bëjnë përgjegjës Bankën e Shqipërisë dhe qeverinë, dy instrumentet që kanë ruajtur qëndrimin se kjo është një lëvizje normale e kursit të këmbimit. Nuk besoj se një ndërhyrje e Bankës së Shqipërisë do ndryshonte shumë në kursin e këmbimit, se Shqipëria ka zgjedhur një treg të lirë të kursit të këmbimit. Shqipëria ka bërë gabim dhe kjo lidhet më shumë me qeverinë, e cila një muaj më parë doli në tregjet ndërkombëtare mori 600 milionë euro borxh në tregjet europiane. Duke qenë se vetë Banka e Shqipërisë dhe qeveria thotë se kemi tepricë eurosh, të shkosh të marrësh eurot e të tjerëve, është një autogol, se mund ti kishim marrë brenda vendit. Do tërhiqte një pjesë të parasë nga tregu dhe do ndikonte në kursin e këmbimit. Qeveria shqiptare ka problem me ekzekutimin e shpenzimeve buxhetore, qeveria mbledh para nga taksat dhe burimet e tjera financiare, por nuk i shpjegon ato. Aktualisht janë gati 100 miliardë lekë që mbahen në rezervën e shtetit. Nëse ti tërheq lekë nga tregu, kontribuon në forcimin e lekut, se sa më pak lekë të ketë në treg, aq më shumë forcohet ndaj euros dhe dollarit.” Ndërsa lidhur me tërheqjen e Wizz Air nga fluturimet në aeroportin e Kukësit, Tomorri shtoi se Kryeministri Edi Rama njoftoi asokohe se në këmbim të futjes së Kukësit në listën e itinerareve ndërkombëtare të fluturimeve, qeveria kishte vendosur të hiqte taksën e kufirit. Sipas tij, me heqjen e taksës buxheti i shtetit humbi 20 milionë euro në vit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy