Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, thotë se zona prej 800 ha që i është hequr Parkut Kombëtar të Butrintit, nuk ka vlera arkeologjike dhe si e tillë i është hequr statusi i zonës së mbrojtur. Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Margariti iu përgjigj një pyetjeje të MCN TV në lidhje me ndërtimet e reja në këtë zonë.
Zona e hequr është zona e Ksamilit, zonë e urbanizuar. Bathorja e Butrintit. Në këto 30 vite ne kemi kryer projekte sondazhe. Jo çdo ndërhyrje ka qenë e parregullt. Kemi parë edhe mungesën e potencialit arkeologjik. Nuk prekim asgjë që ka vlera të tilla. Ndërkohë sa i përket planit të ri të menaxhimit të Butrnintit, ndërtime në zonë nuk do të ketë. Përveç qendrës së vizitorëve, për të arritur standardet e një parku botëror. Synimi ynë është që ta kthejmë parkun në një park karbon free.



