Autobusi del nga rruga malore në Bolivi, 19 të vdekur

Autobusi del nga rruga malore në Bolivi, 19 të vdekur

Të paktën 19 persona, mes tyre dy fëmijë, humbën jetën në jug të Bolivisë të dielën, pasi një autobus u përplas dhe u përmbys në departamentin malor të Potosit.

Automjeti po udhëtonte nga kryeqyteti La Paz për në qytetin e Villazon, në kufi me Argjentinën.

9 persona të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre edhe drejtuesi i mjetit, i cili u arrestua nën dyshimin për drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme.

Rrugët malore dhe me kthesa të Bolivisë janë jashtëzakonisht vdekjeprurëse.

Sipas të dhënave të qeverisë, aksidentet rrugore vrasin mesatarisht 1400 persona çdo vit në një vend me rreth 12 milionë banorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy