Goditja e VIP-ave të kokainës/ Zhabina: Shuma të mëdha parash, dyshohet se pastroheshin në pasuri të paluajtshme (VIDEO)

Goditja e VIP-ave të kokainës/ Zhabina: Shuma të mëdha parash, dyshohet se pastroheshin në pasuri të paluajtshme (VIDEO)

Gazetari Xhevahir Zhabina foli në edicionin e lajmeve në Mcn Tv mbi goditjen ndaj grupit VIP të kokainës duke theksuar se në total janë trafikuar 6 tonë kokainë dhe paratë dyshohet se pastroheshin në pasuritë e paluajtshme në Tiranë dhe Jug të vendit.

Zhabina thotë se vëllezërit Klevis dhe Artur Hoxhosmani akumulonin para, dhe më pas investimi bëhej nga të tjerë persona. Sipas Zhabinës nëse SPAK e merr seriozisht hetimin pasuror do shkojë te persona të afërt të vëllezërve Hoxhosmani, dhe mund të bëhet sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive të tyre të pajustifikuara. 

“Është një nga grupet më aktive nga Amerika Latine, në vende të BE, kryesisht Holandë dhe Belgjikë. Ka qenë një hetim i nisur nga SPAK për atentatin ndaj ish-prokurorit Arian Ndoja, ku person nën hetim ka qenë Plaurent Devishaj, dhe më pas kanë dale emrat e personave të tjera. Në total janë 7 persona, Plaurent Dervishaj, dy vëllezërit Klevis dhe Artur Hoxhosmani, por në listën e personave që është caktuar një masë sigurie është edhe Erjon Alibej, bashkëpunëtor i drejtësisë në disa procedime që ka SPAK, Ilir Lloshi. Në total kanë trafikuar 6 tonë kokainë, që është sasi e konsiderueshme. Kjo është sasia e kapur nga autoritet, por ne s’e dimë sa kanë arritur të trafikojnë. Këtu konfirmohet edhe bashkëpunimi i Dervishajt me vëllezërit Klevis dhe Artur Hoxhosmani. Baza e këtij hetimi është Sky Ecc. Një seri pinesh që përdoreshin nga persona të ndryshëm s’janë identifikuar nga SPAK. Persona të tjerë që s’i identifikon dot, po i ruan për një hetim të mënvonshëm. Kryesisht paratë janë të investuara në pasuri të paluajtshme, kryesisht në Tiranë dhe bregdetin e Jugut. Hetimi i SPAK është fokusuar kryesisht te trafiku, ndoshta në një fazë tjetër hetimore do shkojë te pasuria. Vlera e parave që vinte nga trafiku i kokainës është shumë e madhe, dhe kryesisht investohej në Shqipëri, Tiranë dhe bregdetin e Jugut. Dy vëllezërit Hoxhosmani akumulonin para dhe më pas ndarja dhe investimi bëhej nga të tjerë persona. Hetimi pasuror është një nga hetimet ku SPAK çedon, sepse kërkon kohë, investim në njerëz dhe para. Nëse SPAK e merr seriozisht hetimin pasuror shkon te personat e afërt të vëllezërve Hoxhosmani, lidhjet familjare, lidhje edhe dashurie, kështu që mund të hetohen pasuritë e këtyre personave. Me logjikë shkon te personat më të afërt, nëse kanë pasuri të pajustifikuara mund të sekuestrohen. Pastrimi i parave në këtë rast bën mu dhe SPAK duhet të shkojë në sekuestrim, për të mos folur më pas për konfiskim, që është më i rëndësishëm. Industria e showbiz-it sot është bërë faktori kryesor në pastrimin e parave të trafikut të kokainës. Por s’është marrë aq seriozisht nga SPAK. Te hetimi pasuror SPAK ka një lloj cedimi”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy