
Tetë muaj nga vrasja me pagesë e planifikuar në Britaninë e Madhe dhe ekzekutuar si plan në Shëngjin të Lezhës, vrasësi me pagesë Ruben Saraiva është vënë përpara drejtësisë shqiptare.
Ai akuzohet se më 19 prill, ekzekutoi me pistoletë biznesmenin Ardian Nikulaj.
Mbërritja e Ruben Saraivës në Shqipëri sipas burimeve për FactCheck u mundësua pas një negociate të drejtpërdrejtë të Ministrit të Brendshëm Taulant Balla, Kreut të Interpol dhe Ministrit të Brendshëm të Marok.
Juristi Arbër Hoxha, në “FactCheck”, tha se Shqipëria dhe Marok nuk kanë pasur një marrëveshje ekstradimi, dhe ratifikimi dhe nënshkrimi nga të dy vendet, mundësoi sjelljen e tij në tokën shqiptare për gjykim.
Ka dy momente procedurale që duhet sqaruar. Në momentin kur Republika e Shqipëria ka nënshkruar me më pas ka ratifikuar konventën për ekstradimin dhe gjithashtu Mbretëria e Marokut e ka nënshkruar dhe e ka ratifikuar konventën për ekstradimin. Pavarësisht se nuk ka pasur marrëveshje bilaterale mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Marokut duke qene se të dyja kanë nënshkruar dhe ratifikuar konventën për ekstradimin, ky shtetas do të ekstradohej drejt territorin të Shqipërisë. Mungesa e marrëveshjes i mbron shtetasit e atij shteti, pra nëse ky shtetas do të kishte nënshtetësinë marokene, sigurisht nuk do të vinte drejt Shqipërisë.
Të ndaluarit në Angli janë të gjithë me masë sigurimi “arrest me burg”. Ka një problem që ekstradimi hapet udhë vetëm atëherë kur vendos Gjykata Supreme e një vendi.
Në radhë të parë duhet të përfundohen hetimet dhe tu komunikohet akuza gjithsecilit dje me pas të vazhdoj çështja ne themel.



