
Kryetari i Shoqatës “Pro Eksport Albania”, Edvin Prençi tha për MCN Live se Banka e Shqipërisë duhet të kishte gritur kambanët e alarmit për rënien e euros duke qenë se i ka mekanizmat për të parë diçka të tillë. Prençi tha se ata kanë kërkuar nga institucionet transparencë se përse ka rënë euro dhe një zgjidhje për këtë. Sipas tij kjo është disfata e katërt që po pëson Shqipëria dhe nevojitet një zgjidhje dhe reflektim për situatën.
Ajo çfarë përtej pozitivitetit të ministres për të dëgjuar problematikat tona dhe ku mund të mbështetet sektori eksportues është që nuk duhet të lejohej të shkonim në këtë pikë. Banka e Shqipërisë duhet të ngrinte këtë kambanë alarmi që në fillim. Duke iu referuar dhe deklaratës së guvernatorit që tha që është shumë mirë eksporti, bie në kundërshtim sepse ne kemi pasur humbje. Kjo është një preokupim sepse institucionet që japin këto informacione jo reale, është shqetësuese.
Ne kemi kërkuar transparencën cfarë e ka sjellë zhvlerësimin e euros. Duke parë që ekonomia nuk po ecën me ritme galoponte, duhet të jepen informacionet se çfarë po ndodh me ekonominë shqiptare dhe pse është zhvlerësuar euro. Këtu ndizet makina reale dhe ajde tani të gjejmë zgjidhjet për të minimizuar humbjet.
45 mln euro janë humbjet reale të sektorit manifakturë në 3 mujorin e parë. Flitet që qeveria e shumë të tjerë kanë interes nga ulja e euros, por po të shikosh humbjet tona është patjetër një kambanë alarmi. Ne nuk mund të shtyjmë e të themi kismet të shohim nesër, por të mbrohet.
Përsa i takon letrës që i kemi dërguar ministres, 7 shoqatat janë ato që kanë 200 mijë të punësuar. Përsa i përket presionit nuk është e diskutueshme, por ne shohim një frymë bashkëpunimi. Në radhë të parë për të bërë një analizë të situatës, po ndryshe të thuhet nga unë dhe ndryshe nga institucionet. Ka një pozitivitet nga MF, por ajo që unë përsëris është që makina burokratike ecën me ritme shumë të ngadalta krahasuar me nevojat që ne kemi. Është disfata e 4 që po i bie Shqipërisë dhe duhet një ndërhyrje e shpejtë dhe një reflektim mbi situatën. Ne nuk presim mrekullira, por ne presim e para pse nuk është ngrit alarmi sepse i kanë mekanizmat dhe të thonë të vërtetën dhe MF të krijojë bashkërisht një gjuhë të përbashkët për të mbrojtur sektorin eksportues.
Ulja e marzhit të fitimit ka ndodhur me kohë dhe kjo vjen prej politikave të gabuara dhe të palajmëruara. Ajo çfarë po ndodh dhe do ndodh është shkurtimi i vendeve të punës që është faza e parë, tjetër është që sektori eksportues po fillon të humbasë kontrata me klientët dhe ka frenim nga vendet e huaja për të bërë kontratat dhe nga ana tjetër që kemi bizneset që kërkojmë që nuk kanë mundësi të kërkojnë në bankat e nivelit të dytë të lënë kolateral se nuk kanë çfarë të lënë.



