Maqedonia e Veriut ka shënuar një tjetër rekord pas ditës së diel përsa i përket numrit të vdekjeve në 24 orët e fundit. Sipas autoriteteve shëndetësore këtë të martë kanë ndërruar jetë 30 persona.
Ndërkohë nga 3042 teste të kryera gjithsej kanë rezuluar pozitiv 947 prej tyre. Afërsisht 1 në tre teste.
Ndërkohë, përsa i përket rasteve për qytete kryeson Shkupi me 530 raste, e ndjekur nga Tetova me 54 dhe Ohri me 43. Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar edhe 691 persona. Rastet aktive me koronavirus në vend janë 15 116.



