Noka kallëzim për tre kryebashkiakë socialistë: Përdorën paratë publike për të blerë vota më 14 maj

Noka kallëzim për tre kryebashkiakë socialistë: Përdorën paratë publike për të blerë vota më 14 maj

Pas qëndrimit të tij për më shumë se një orë në ambientet e SPAK, deputeti demokrat Flamur Noka, bërë të ditur se ka denoncuar përdorimin e parave publike nga disa kryetarë për blerje vote dhe devijim të vullnetit të zgjedhësve”, konkretisht atë të Vaut të Dejës, bashkisë Krujë dhe Vorë.

Sipas tij, ai ka dëshmuar para prokurorëve në lidhje me kallëzimin e tij për “krimet zgjedhore”.

Kemi denoncuar përdorimin e parave publike nga disa kryetarë për blerje vote dhe devijim të vullnetit të zgjedhësve.

Konkretisht bashkia e Vaut të Dejës, u denoncua një nga aferë në lidhje me një shifër të frikshme për landfillin, shifër që sipas burimeve tona ka qenë e likuiduar njëherë nga bashkia dhe është ripaguar në funksion të fushatës elektorale. Për të denoncuar aktivitetin antiligjor të kryetarit të bashkisë Krujë dhe Vorë, të cilët sipas informacioneve tona, përdorën fondet e tërmetit.

20 vite po të rrinë në pushtet do të paguajnë çdo fushatë para tërmeti dhe abuzimin me fondet e ndihmës ekonomike, duke bërë pagesa në bankë e në dorë, në kundërshtim me ligjin pas kanë përfshirë në fondet e tërmetit persona që nuk u takon me ligj. Detyra jonë është dhe do ta vazhdojmë të denoncojmë farsën elektorale, blerjen dhe manipulimin.

Janë shumë kallëzime, do më shihni shpesh në këto dyer për të bërë denoncimet.

Janë çështje që janë regjistruar, uroj të shkohet deri në fund dhe të mos ketë urdhër politik për të mos i mbyllur.

SPAK do të vazhdojmë ta akuzojmë. Organet e drejtësisë kanë një mundësi për të provuar veten që të dalin jashtë xhepit të qeverisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy