Gazetari Xhevair Zhabina në MCN Live ka komentuar për nisjen e hetimeve nga SPAK për çështjen e 21 Janarit. Ai u shpreh se me rëndësi mbetet që në këtë histori të merremi me fakte se pse kemi dy viktima pa autor.
Ai tha se në listë për tu thirrur janë dhe Sali Berisha dhe Lulzim Bashsa por nuk mundtë thotë kohën e paraqitjes së tyre.
Sipas tij është fshirë edhe serveri i kryeministrisë dhe nuk janë marrë seriozisht provat nga drejtësia shqiptare.

Në këtë histori duhet të merremi me faktet dhe fakt është që kemi dy viktima dhe nuk kemi autor. Që duhet zbuluar është e padiskutueshme por duhet hetuar për këtë. Prokuroria e Posaçme është e detyruar për ti hetuar këto fakte që janë bërë dhe kallëzime nga familjarë të cilët e kanë konsideruar si organizatë kriminale.
Shohim një ngutje pozitive për tu mbyllur sa më shpejt kjo çështje. Shohim se pas kallëzimit të familjarëve të Nikës në sitë janë dhe Berisha dhe Basha që do thirren nga prokuroria e posaçme, por s’mund të them se kur do pyeten.
Një i penduar mund ta ndihmonte prokurorinë në këtë rast, por kam përshtypjen se jemi përballë një çështje që ka lënë prova aty por që nuk janë marrë seriozisht nga drejtësia shqiptare, është fshirë edhe serveri i kryeministrisë, prandaj them se duhet hetuar në mënyrë që ti jepet një përgjigje përfundimtare kësaj çështje.
Për gjykatën e lartë ky është një gabim i bërë nga prokuroria e posaçme pasi të kallëzuarit janë me emra konkretë dhe duet parë roli i tyre në këtë histori. Nëse do ketë një të penduar kjo është e mirë, por e shoh të vështirë nëse provat dalin në të tillë forme, që ne sot nxjerrim një fjali dhe nesër një tjetër.



