Schulz: Të krijojmë Shtetet e Bashkuara të Europës

Schulz: Të krijojmë Shtetet e Bashkuara të Europës

Kreu i social-demokratëve të Gjermanisë, Martin Schulz, hedh idenë e krijimit të Shteteve të Bashkuara të Europës deri në vitin 2025.

Ish-presidenti i Parlamentit Europian, Schulz, i cili pritet të jetë në koalicionin qeverisës të kancelares Merkel, thotë se një Europë më e bashkuar dhe federale do të jetë më e aftë për t’u përballur me sfidat e kohës si ndryshimet klimatike apo emigracioni masiv.

"Dua një traktat kushtetues evropian që krijon një Evropë federale", tha ai dje në fjalimin e mbajtur në kongresin e partisë së tij në Berlin.

Sipas Schulz, krijimi i Europës federale do t’u jepte zgjidhje edhe problemeve si evazioni fiskal i kompanive të mëdha apo shkelja e të drejtave civile nga gjigantët e internetit, si Google dhe Facebook.

Schulz parashikon se një BE e fuqishme do t’u ndalonte përparimin nacionalistëve të krahut të djathtë, të cilët janë rritur dukshëm në vende si Gjermania, Austria, Danimarka, Finlanda, Franca dhe Holanda.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy