Ramabaja: Qeveria e Kosovës do të jetë e brishtë, refuzimi i Abdixhikut i pamatur (VIDEO)

Ramabaja: Qeveria e Kosovës do të jetë e brishtë, refuzimi i Abdixhikut i pamatur (VIDEO)

Drejtuesi i Institutit për Gjeopolitikë, Sadri Ramabaja refuzimin që i bëri për konsultim Albin Kurtit, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e cilëson si të pamatur.

Në një intervistë për MCN TV, ai deklaroi se qëndrimi i Abdixhikut ishte i pritshëm për shkak të fraksioneve brenda LDK dhe presionit të fuqishëm të brendshëm dhe të jashtëm.

Nga ana tjetër ai shprehet optimist për krijimin e qeverisë së Kosovës, por parashikon se do të jetë një qeveri e brishtë dhe jo afatgjatë.

Lidershipi i LDK nuk e ka kuptuar se epoka kërkon cilësi të veçanta të liderëve shqiptarë sot. Partitë politike nuk mund të trajtohen si feude, por ashtu si janë, si pasuri kombëtare, si pjesë e interesit strategjik të kombit.

Për fat të keq lideri i LDK nuk e ka kuptuar këtë dhe i ka bërë një dëm të madh procesit të formimit të qeverisë së Kosovës.

Shpresoj se qeveria “Kurti 3” do të krijohet dhe do të kalohet ky ngërç i imponuar së fundmi edhe me ndërhyrjen e shërbimit sekret serb.

Presioni që ka shkaktuar shërbimi sekret serb përmes Raidoçiç përmes pjesëtarëve të komuniteteve serbe është evident. Por mendoj se do të kalohet kjo situatë.

Megjithatë mendoj se do të kemi një qeveri të brishtë pasi do të ketë 61-62 deputetë, një shumicë të vogël që nuk garanton sukses afatgjatë.

Lidershipi shqiptar ka nevojë të mendojë përtej programeve dhe iniciativave që duhet të ketë në kushtet të zakonshme.

Lidhur me arsyet se pse duhet të largohet UNMIK nga Kosova, Ramabaja tha se pozicionimi i UNMIK është tejet anues në raport me Serbinë dhe është bërë pengesë.

Pozicioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe ishte i qartë, nuk duhen lejuar që elemente të OKB të përdoren nga Rusia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy