Gjokaj: Ballkani i Hapur, Ballkan i kapur. Kohë e humbur përsa kohë Serbia nuk njeh Kosovën

Gjokaj: Ballkani i Hapur, Ballkan i kapur. Kohë e humbur përsa kohë Serbia nuk njeh Kosovën

Gazetari Muhamed Gjokaj thotë se kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, e ka të pamundur të çojë përpara projektin e Ballkanit të Hapur, për shkak të mungesës së mbështetjes në vend. Në një intervistë me Skype, Gjokaj tha se çdo përpjekje për këtë projekt është kohë e humbur, përsa kohë Serbia nuk njeh Kosovën.    

Në Mal të Zi e përdorin se Abazoviç mund të jetë kukulla e Ramës dhe Vuçiçit për Ballkanin e Hapur. Abazoviç nuk ka mundësi politike as juridike të çojë përpara një projekt të tillë. Unë Ballkanin e Hapur e quaj Ballkani i kapur. Derisa Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, është kohë e humbur. Ne nuk na bind Edi Rama se të bëhesh kumbar me Vuçiçin sjell asgjë të mirë. Nuk presim që qëllimet e Serbisë të realizohen përmes Ramës.

Sa i takon mundësisë së menaxhimit të aeroportit të Tivarit nga Kastrati Group, Gjokaj tha se çdo investim nga Shqipëria është i mirëpritur.

Përshëndesim çdo investim që vjen nga Shqipëria. Edhe në qeverinë e mëparshme ka pasur shumë investime shqiptare. Kjo nuk është risi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy