Kalaja: Do të referoj në SPAK një kallëzim penal për Sara Goxhajn, ka lidhur kontratë fiktive me Shkëlqim Fushën (VIDEO)

Kalaja: Do të referoj në SPAK një kallëzim penal për Sara Goxhajn, ka lidhur kontratë fiktive me Shkëlqim Fushën (VIDEO)

Avokatja Adriana Kalaja tha në studion e lajmve në MCN Tv se do të referojë në SPAK një kallëzim penal për Sara Goxhajn (njeri i besuar i Erion Veliajt) e cila ka marrë atributet e Taulant Tushes në Bashkisë Tiranë dhe se ka bërë një kontratë fiktive me Shkëlqim Fushën.

Ky kallëzim ka lidhje me blerjen e një apartamenti në zonën pranë TEG.

Para se të dilte në mediat sociale unë i kam dhe provat dhe po referoj kallëzimin penal në SPAK. Një nga punonjëset e bashkisë ma ka sjellë si informacion. Përveç kësaj më ka dhënë dhe një informacion shtesë veç kësaj që është bërë publike, që kjo zonjë (Sara Goxhaj) paska marrë atributet e Taulant Tushes, dhe kjo zonja qenka kthyer në një tmerr për të gjithë punonjësit e bashkisë saqë i kronometron dhe orën kur shkojnë në tualet. Është një person mbase shumë i besuar për Erion Veliajn. Kjo zonja shkon dhe bën një kontratë fiktive me Shkëlqim Fushën, dhe ne dimë nga ana tjetër lidhjet e Shkëlqim Fushës me Bashkinë e Tiranë. Mbi 70 miliardë që Shkëlqim Fusha përfiton nga Bashkia Tiranë, pa tendera dhe pa garë dhe shumë shpejt, ju do shihni dhe një denoncim të ri sesi Bashkia e Tiranës është kthyer në një kredidhënëse ndaj qytetarëve të saj që i ndalohet me ligj, por çudia është që disa prej tyre janë të vdekur.

Po kështu do të shihni dhe sesi kjo shoqëria që deri më sot i ka shkaktuar dëm shtetit 4.1 milionë euro është e lidhur në afera korruptive jo më me Shkëlqim Fushën, por me djalin e Shkëlqim Fushës.

Këto prova i kemi, i disponojmë.

Madje këtë të dytën për interesat që ne kemi për çështjen e teatrit do t’ia çojmë si material shtesë Starsburgut për sa kohë që kanë pranuar kërkesën tonë dhe besoj se po i ofrohet koha për të dalë në gjykim.

Vetë referencat e VKM-së për zonën janë shumë më të larta dhe vetë ato kontrata që ne i shohim që publikohen çdo ditë nga noterë të ndryshëm në kadastër. Duhet të lidhet edhe fakti penal, por edhe koha, kur ndodh ngjarja penale. Prandaj dhe ata të SPAK-ut nuk janë të paditur për ta bërë këtë gjë, ata janë selektivë, sepse vetëm me këtë dosje që mund t’i çoj unë, ata e dinë se me këtë kontratë u bë kur kjo u bë drejtoreshë. Pse nuk u bë para se të  bëhej drejtoreshë zonja. Shihet qartë si influencohen biznesmenë të ndryshëm me para të pista, madje ajo rrezik s’ka paguar fare para. Dhe ato para që paguar ia ka dhënë Shkëlqim Fusha, bëj sikur po paguan. Këto janë elemente që SPAK-un e detyrojnë jo të zvarrisin hetimet. Çfarë po ndodh tek TK? Nëse SPAK do vepronte, sipas ligjit, në momentin që doli vendimi i GJK, 2 korrik 2021 nëse do merrte masa ndaj Veliajt dhe të tjerëve që vijojnë të kryejnë punime në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese, a do kishte ndalur hemorragjia e buxhetit të parave të Bashkisë Tiranë.

Pasiviteti i SPAK ndikon negativisht jo vetëm në ndëshkimin e fajtorit. Por edhe në dëmin që i bëhet qytetarëve prandaj jo më kot themi merr masën e sekuestros preventive. Sa kohë që nuk merr masën e sekuestros vetëm tenderi i parë, është 19 milionë euro. Po të shkojmë nuk ka asnjë mjet nga firma.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy