
Zyrat e Raiffeisen Bank në zonë e Komunës së Parisit të Tiranë janë përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të hënë.
Gazetari Besmir Pula nga vendi i ngjarjes tha se dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një mase elektrike dhe më pas është shpërndarë në katet e tjera përmes tubave të aspirimit.
Rreth orës 11:00 në kompleksin Kika 2 në zonën e Komunës së Parisit disa kate janë përfshirë nga flakët. Burime bëjnë me dije se këto ambiente kanë qenë të marra me qira. Fillimisht zjarri ka nisur në katin e katërt dhe paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një masë elektrike. Më pas flakët janë hapur dhe në katet e tjera duke shkrumbuar kështu dhe 4 hyrje të kateve të mësipërme.
Burime nga policia bëjnë me dije se kemi të bëjmë me zyra që janë marrë me qira nga Raiffeisen Bank dhe sistemi i aspirimit nga kati i katër ku kanë nisur flakët, e deri tek katër më lart, është ndihmuar nga tubat e aspirimit që flakët që hyjnë në pjesën e mësipërme.



