Remitancat, Duro: Burimi i dytë kryesor i të ardhurave, ruajnë nivelet e varfërisë

Remitancat, Duro: Burimi i dytë kryesor i të ardhurave, ruajnë nivelet e varfërisë

Eksperti i ekonomisë, Enton Duro ka komentuar në ‘MCN Economy’ lidhur me remitancat, duke i cilësuar ato si burimi i dytë kryesor i të ardhurave për familjet shqiptare.

Ai tha se nëse ato do mungonin do kishim 30% të familjeve shqiptare në linjën e varfërisë, ndërsa shtoi se transfertat në Shqipëri kanë kosto të larta.

E para remitancat nuk janë para të zeza, mund të jenë një vlerësim, por ato janë të lidhura me paratë e emigrantëve jashtë kufijve të vendit të cilët i sjellin si dërgesa në Shqipëri. Remitancat kanë qenë një forme e të ardhurave, burimi i dytë kryesor për jetesën. Një ndihmë e madhe për të ruajtur nivelet e varfërisë, apo konsumin e familjeve shqiptare. Nëse ato do mungonin do kishim 30% të familjeve shqiptare në linjën e varfërisë, pra i kanë shërbyer faktorit ekonomik dhe atij social. Remitancat janë vlerësime që vijnë nga shifrat, 1.5 miliardë lekë në 2020 kanë ardhur nga ato, mund të jetë dhe më e madhe. Mundësitë për ti gjurmuar dhe për ti kthyer në një rrugë më të qartë varen nga informacioni që kanë emigrantët dhe kostot, ku vlen të theksohet se transfertat kanë kosto të larta.

Më tej Duro bëri të ditur se Greqia, Italia sigurojnë rreth 50% të remitancave por kjo nuk ndodh me Shtete e Bashkuara sepse kostot janë shumë të larta, prandaj ai shprehet se duhet të ulen këto kosto.

Duhet të bëhet më shumë për të ulur kostot e remitancave. Banka Botërore ka një program, programi i pagesave të remitancave që kërkon të kanalizojë vetëm remitancat me kosto sa më të ulëta. 9% shkon vlera e kostos për të ardhurat nga remitancat. Megjithatë them se remitancat kanë qenë dhe vijojnë të mbeten një burim i mirë jo vetëm i konsumit por edhe investimit. Është një para që është punuar shumë, është derdhur djersë kush ka punuar jashtë ska pasur asnjë mbështetje nga vendi i tij. Çdo nismë ka kosto dhe përfitime dhe duhet të jemi të kujdesshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy