Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një bashkëbisedim për të informuar punonjës në sektorëve të ndryshëm me atë që dje u cilësua si Paketë e Rezistencës Sociale lidhur me rritjen e çmimeve. Rama tha se nga prilli hyn në fuqi paga minimale 320 mijë lekë, ndërsa ambicia është që deri në fund të mandatit të mos ketë paga nën 400 mijë lekë në vendin tonë.
Është bërë si modë këtu që pagat në Shqipëri janë 200 mijë lekë, janë 300 mijë lekë. Jo. Pagat minimale në Shqipëri janë 300 mijë lekë dhe menjëherë nga prilli, do fillojë të reflektojë rritjen e pagës minimale në 320 mijë lekë dhe do ta rrisim çdo vit. Ambicia është që në fund të këtij mandati të mos ketë në Shqipëri pagë nën 400 mijë lekë. Më vjen mirë për faktin që me këto masa sot kemi 56 për qind të të punësuarve në Shqipëri që s’paguajnë asnjë taksë, zero. Kanë vetëm kontributet shëndetësore dhe shoqërore, që janë më të ulëtat në rajon. I japim një lehtësi më tepër njerëzve në këtë kohë të vështirë. Gati gjysma e të punësuarve në Shqipëri janë me një pagë më të lartë se sa kaq.



