Koronavirusi/ Ambasada, thirrje shqiptarëve që jetojnë në Kinë: Na kontaktoni

Koronavirusi/ Ambasada, thirrje shqiptarëve që jetojnë në Kinë: Na kontaktoni

Koronavirusi në Kinë po përhapet në mënyrë të frikshme. Deri më tani numri i të vdekurve nga kontravirusi ka arritur në 80, ndërsa të infektuar zyrtarisht janë 3000 persona.

 Ambasada shqiptare në Pekin përmes një njoftimi u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Kinë që të njoftojnë identitetin, vendndodhjen dhe aktivitetin në mënyrë që t'u ofrohet mbështetje dhe të ndiqen në rast situatash me risk të lartë shëndetësor siç po ndodhin aktualisht.

 “Ftohen të gjithë shtetasit shqiptare si dhe bashkëkombësit e trevave shqiptare që studiojnë apo punojnë në Kinë të njoftojnë pranë ambasadës identitetin, aktivitetin (angazhimin) si dhe vendndodhjen (adresën) dhe telefonin ose chatin. Regjistrimi ne data-bazën tone do te ishte i dobishëm për çdo rast nevoje mbështetje reciproke përfshi dhe ndjekje situatash me risk të lartë shëndetësor si kjo që po kalojmë. Lutem identifikohuni ne e-mailin tone: embassy.beijing@mfa.gov.al”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Shqipërisë në Pekin.

MEPJ i sugjeron shtetasve shqiptare që për çdo nevojë që kanë t’i drejtohen për asistencë Ambasadës së Shqipërisë në Kinë, me këto numra dhe adresë: 

Address: 28 Guanghua Rd, Jian Wai Da Jie, Chaoyang, Beijing, China

e-mail: embassy.beijin@mfa.gov.al

Phone: +86 10 6532 1120

Mobile: +8618611865440

Qeveria kineze ka vendosur kufizime drastike për udhëtimet, ndërsa festimet e vitit të ri do të shtyhen për të shmangur përhapjen e epidemisë. 13 qytete në Kinë kanë bllokuar lëvizjen e njerëzve, ndërsa me mbi 62.8 milion njerëz të prekur nga ky bllokim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy