KLGJ ka thirrur një mbledhje urgjente pas raportimeve se një gjyqtar është kërcënuar.
Mësohet se në takimin urgjent sapo ka mbërritur kreu i GJKKO, Erion Bani, Ervin Hodaj nga Policia e Shtetit dhe Xhemal Qefalia, zëvendësministër i Brendshëm.
Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me studion e MCN Live se sipas burimeve të tij është kërcënuar me jetë një gjyqtar që po gjykon një grup kriminal.
Një gjyqtar që gjykon një grup kriminal, është kërcënuar me jetë dhe familja e tij. Për këtë arsye është thirrur mbledhja e KLGJ-së për të dalë me një vendimmarrje.
Pritet që familja e gjyqtarit dhe vetë ai të merret në mbrojtje.



