
Hamasi si Presidenti rus Vladimir Putin duan të shkatërrojnë demokracitë afër tyre.
Kështu deklaroi Presidenti amerikan Joe Biden duke folur nga Zyra Ovale.
Mbrojtja e Ukrainës dhe Izraelit është në interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shtoi ai, duke njoftuar se do t’i kërkojë Kongresit fonde për të kryer misionin.
Ne nuk mund të heqim dorë nga paqja, zgjidhja janë dy shtete për Izraelin dhe palestinezët.
Ne hedhim poshtë çdo formë të urrejtjes kundër hebrenjve, myslimanëve dhe kujtdo tjetër.



