Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ka njoftuar sot se ka rrëzuar “Kalin e Trojës”, në qytetin e Elbasanit.
Kjo ndërtesë pa leje e cila prej vitesh qëndronte në anë të unazës së qytetit, ishte ndërtuar në trotuar dhe pengonte lëvizjen e qytetarëve.
Plot 7 vite më parë tentuan autoritetet, atëherë ishte INUK, vinçi i cili po tentonte të prishte bazamentin e ‘kalit të madh’ të pagëzuar nga vetë pronarët e lokalit si “Kali i Trojës”, ka sjellë përmbysjen e tij për shkak se bazamenti i kalit ishte i gjithi me beton, ndërsa sot qyteti ka arritur të shpëtoj prej tij.



