Temperaturat e larta të muajit tetor vijojnë të shfrytëzohen nga pushuesit vendas dhe të huaj të cilët nuk i janë larguar ende brigjeve shqiptare. Pushuesit nga Kosova vijojnë të mbeten besnikë të Shëngjinit, teksa vlerësojnë shërbimin dhe klimën e favorshme për t’u relaksuar.



