
“Nuk pres surpriza nga zhvillimet e PD”, kështu u shpreh mbrëmjen e sotme nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV kryetari i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima teksa fliste për ngjarjet e fundit në PD.
Kokëdhima tha se pavarësisht konflikteve të përflakura nuk duhet të mbyllim sytë përballë të vërtetave.
“Sa herë që shoh individë apo grupime që përfshihen në konflikte të përflakura aq herë nuk e injoroj faktin që para se të flas duhet të mbaj parasysh që ndajmë të njëjtën gjuhë dhe të njëjtin atdhe pavarësisht diferencave që kemi. Por kjo nuk na bën të mbyllim sytë, duhet ti shohim të gjitha të vërtetat. Që në fillim e di se çfarë do ndodhë, nuk pres surpriza nga zhvillimet e PD”, tha Kokëdhima.



