Festa e Shën Kollit/ Uron Rama: Dashuri, shëndet dhe zemrën plot

Festa e Shën Kollit/ Uron Rama: Dashuri, shëndet dhe zemrën plot

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka nisur ditën, duke iu uruar një ditë dhe javë të mbarë të gjithë qytetarëve, me një foto nga Kisha e Shën Kollit në Hoçisht të Korçës.

 Në festën e Shën Kollit, Rama Rama uron për qytetarët shumë dashuri dhe shëndet.

 “MIRËMËNGJES, kjo javë nis në një ditë të bekuar, me festën e Shën Kollit ku ju uroj shumë dashuri, shëndet dhe zemrën plot këtë dhjetor. Kisha e Shën Kollit në Hoçisht, Korçë”, shkruan Rama.

6 dhjetori përkon me festën e Shën Nikollit, ipeshkv i shenjtë, të cilin Kisha e përkujton më 6 dhjetor. Shën Nikolli lindi në qytetin Patara në rajonin e Liçias në Azinë e vogël (Turqia aktuale) në një familje mjaft të pasur.

Një legjendë tregon që Shën Nikolli ringjalli tre fëmijë që një kasap kishte vrarë e copëtuar për t’u shitur mishin. Për këtë episod Shën Nikolli është cilësuar si mbrojtësi i fëmijëve. Po kështu, Shën Nikolli gjithmonë thuhet se u përpoq që të bënte bamirësi fshehurazi dhe ta fshihte nga sytë e botës autorin e këtyre veprave të mira.

Sipas traditave dhe gojëdhënave, Zoti nëpërmjet këtij Shenjti kreu mrekulli pas mrekullie.

Shën Nikolli është i njohur edhe jashtë botës së krishterë, pasi mendohet se prej tij nis legjenda e Santa Claus-it (Klaus), Babagjyshit që sjell dhurata në fshehtësi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy