Koronavirusi u ka marrë jetën deri tani më shumë se 10 000 njerëzve në të gjithë botën, sipas të dhënave të fundit.
Në total janë regjistruar gjithsej 10 080 vdekje, shumica në Evropë (4 932) dhe Azi (3 431), sipas AFP.
Italia e ka kaluar Kinën si vendi më i goditur në botë nga koronavirusi, sipas shifrave të fundit të publikuara nga qeveria italian.
Roma raportoi 427 vdekje të reja COVID-19 brenda një dite, duke çuar numrin e vdekjeve në vend në 3 405, më shumë se 150 përpara Kinës.
Totali i Italisë ishte në 1 016 vetëm një javë më parë, por me 300-400 vdekje të reja në ditë, tani është trefishuar.
Spanja, vendi i dytë më i prekur në Evropë dhe i katërti në botë pas Kinës, Italisë dhe Iranit që regjistroi më shumë se 1 000 vdekje nga virusi të premten.



