Trump, “furtunë shkarkimesh” në administratë (VIDEO)

Trump, “furtunë shkarkimesh” në administratë (VIDEO)

Vazhdon vala e shkarkime në administratën e Trump. Mësohet se presidenti, Donald Trump ka vendosur të zëvendësojë këshilltarin e tij të sigurisë kombëtare, H.R. McMaster, një masë kjo që nuk pritet të bëhet menjëherë, njoftoi të enjten Ëashington Post, sipas agjencisë Reuters.

Duke cituar pesë persona të afërt me Trump, Ëashington Post tha se Trump po konsideronte disa emra për zëvendësuesin e mundshme, duke përfshirë ish-ambasadorin e SHBA në Kombet e Bashkuara John Bolton dhe Keith Kellogg, shefi i shtabit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ndërkaq Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese nga Reuters për komente në lidhje me këtë cështje.

Të martën, Trump shkarkoi nga detyra Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson dhe presidenti kishte sinjalizuar në ditët e fundit se tronditje në nivelet më të larta në administratën e tij ende nuk kishin mbaruar, ku në një konferencë për shtyp me gazetarët ai u shpreh:

 “Gjithmonë do të ketë ndryshime. Besoj se edhe ju doni të shihni ndryshime. Unë vetë dua të shoh mendime të ndryshme”.

Trumpi nuk ka patur marrëdhënie të mira me gjeneralin McMaster. Ai është ankuar se McMaster, një gjeneral i ushtrisë me tre yje, është shumë i ngurtë dhe se njoftimet e tij vazhdojnë për një kohë të gjatë dhe duken të parëndësishme, raportoi Ëashington Post.

McMaster është këshilltari i dytë i Trump për sigurinë kombëtare, pasuar nga Michael Flynn i cili u shkarkua një vit më parë pasi u zbulua se mashtroi Zëvendëspresidentin Mike Pence rreth kontakteve të tij me ambasadorin rus në Shtetet e Bashkuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy