Policia Rrugore ka vijuar operacioni "Blic", i shtrirë në 12 qarqet e Shqipërisë në akset kryesore dhe zonat urbane, ku u vendosën 623 masa administrative.
Aksioni, i cili nisi në orën 12:00 deri në 13:00, zhvillohet për vendosjen e rripit të sigurimit dhe mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Në “Blicin Rrugor” u angazhuan rreth 770 punonjës policie në total si dhe u ngritën dhe funksionuan 155 pika kontrolli në të gjithë vendin
“Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi”, sqaron policia.
Masat e marra
211 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.
164 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Si dhe 248 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.



