Rruga alternative Librazhd–Spathar–Rruga Antike Egnatia–Dardhë–Hotolisht është kthyer në arterien e vetme që lidh Tiranën me Juglindjen e Shqipërisë, pas bllokimit pa afat të rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, e shkatërruar në zonën e Arrave të Gurrës.
Një segment rural, i konceptuar për qarkullim lokal, po përballon sot me qindra automjete që kërkojnë një dalje nga izolimi.
Në një lidhje me MCN Live, gazetarja Entela Duka deklaroi me projektin aktual korridori 8 devijohet totalisht, ndërsa theksoi se situata po mbahet në kontroll dhe ende asnjë banor nuk është evakuuar.
Situata po mbahet nën kontroll dhe asnjë banor nuk është evakuuar. Nga dje deri sot rrëshqitja te ura ka vazhduar 5-10 cm, duke e bërë të pamundur kalimin për automjetet dhe këmbësorët.
Inxhinierët janë mbledhur për të gjetur zgjidhje alternative dhe ende nuk ka një vendim përfundimtar. Është shqyrtuar edhe mundësia që projekti aktual i Koridorit 8 të devijohet mbi lumin Shkumbin.
Autoritetet rrugore janë të angazhuara dhe do të marrin vendim të mëtejshëm. Ndërkohë, tre banesa rrezikohen, por banorët mbeten të izoluar dhe duhet të përshkojnë terrenin ujor për të arritur destinacionin e tyre. Prokuroria e Elbasanit ka nisur tashmë hetimet lidhur me këtë çështje.
Situata ka ndikuar edhe në aspektin social dhe ekonomik të zonës, ndërsa ura që lidh fshatin Spathar është bërë e pakalueshme.



