Neuralink publikon videon e pacientit që lëviz kursorin e kompjuterit me mendje (VIDEO)

Neuralink publikon videon e pacientit që lëviz kursorin e kompjuterit me mendje (VIDEO)

Startup amerikan i miliarderit Elon Musk, Neuralink, ka publikuar një video në të cilën një pacient luan shah me mendjen e tij në kompjuter duke përdorur një implant truri.

Noland Arbaugh, 29 vjeç, katërplegjik pas një aksidenti me makinë, thotë se luan shah dhe videolojën “Civilization” ose merr mësime japoneze dhe frënge falë implantimit të një çipi në tru i cili i lejon të kontrollojë kursorin e kompjuterit me mendje.

“Është çmenduri. Ka ende shumë gjëra për të bërë, por tashmë më ka ndryshuar jetën”, thotë ai me shaka.

Pacienti flet sesi kjo teknologji e re i ka dhënë shumë pasione. Ai përshkruan mënyrën në të cilën ai arrin të lëvizë kursorin në ekran ndërsa implanti përkthen qëllimin e tij.

Kreu i Tesla dhe SpaceX dhe pronari i X, Musk, njoftoi në janar se Neuralink kishte vendosur implantin e parë të trurit tek një pacient si pjesë e provave klinike.

Në fund të shkurtit ai siguroi se pacienti ishte në gjendje të kontrollonte një kursor kompjuteri me mendjen e tij.

Arsyeja pse iu bashkova këtij projekti është se doja të isha pjesë e diçkaje që mendoj se do të ndryshojë botën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy